Vdes një polic kufitar i Njësisë Speciale në Jarinjë

Një polic në pikën kufitare në Jarinje, ka ndërruar jetë gjatë shërbimit të tij, ndërsa ishte në ndërrimin e natës. Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka konfirmuar vdekjen e policit dhe ka njoftuar se ai është gjetur i vdekur nga kolegët disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar

Një polic ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje.

Sejdiu ka ndërruar jetë në vendin e punës në Jarinje, gjatë kohës që ishte në ndërrimin e natës.

Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfimruar për Portalin Dukagjini edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

Ai thotë se polici Sejdiu ishte duke shërbyer në pikën kufitare në Jarinje dhe gjatë ndërrimit të natës ka ndërruar jetë. Sipas tij, kolegët e kishin gjetur pa shenja jete disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani.

Polici tashmë i ndjrë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

Ndërsa, mësohet se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe varrimi pritet të bëhet nesër.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika