Vdes një punëtor i “Trepçës”, dyshohet se ra nga një lartësi e objektit

Ilustrim

Një punëtor i minierës “Trepça” ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se viktima 58-vjeçar dyshohet të ketë rënë nga një lartësi e objektit.

Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda  kompleksit industrial “Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58-vjeçar. Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe  zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.

Në ndërkohë, Portali Dukagjini ka kontaktuar edhe me kryetarin e Sindikatës së Trepçës, Ibrahim Jonuzi.

Ai ka thënë se nuk ka më shumë informata sesa ato nga policia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika