Vdes një shtetas maqedonas në magjistralen Ferizaj – Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas maqedonas ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të enjten në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën pas një keqësimi shëndetësor në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të enjten.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ndërsa vdekjen e viktimës e kishte konstatuar mjeku kujdestar.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë  15.02.2024-16:30. Është raportuar se viktimës mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i është keqësuar gjendja shëndetësore ku edhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika