Vdes një ushtar turk i KFOR-it

KFOR-i ka njoftuar se sot ka vdekur në gjumë një ushtar turk i KFOR-it, që ishte në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit

KFOR-i ka njoftuar se sot ka vdekur në gjumë një ushtar turk i KFOR-it, që ishte në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

KFOR ka thënë se ushtari ka vdekur në gjumë dhe shkaqet e sakta të vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura.

“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj misionit gjithmonë do të mbahet në mend dhe do të nderohet”, ka thënë KFOR.

KFOR ka treguar se janë njoftuar familjarët e të ndjerit.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka ofruar ngushëllime.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe shokët e ushtarit të vdekur. Humbja e tij ndihet në gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij me angazhimin tonë të palëkundur për misionin e KFOR-it”, ka thënë Ulutash.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika