Vdes një zjarrfikës në Klinë gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit

Një zjarrfikës ka humbur jetën në Klinë teksa po intervenonte në një zjarr, ndërsa vdekja e tij u konstatua në Qendrën e Mjekësisë Familjare

Ilustrim - Zjarrfikës, foto nga Kushtrim Tërnava.

Një zjarrfikës ka humbur jetën këtë të enjte në Klinë derisa ishte në krye të detyrës.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se zjarrfikësi ka shkuar të intervenojë në një zjarr dhe më pas është rrëzuar në tokë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

“Rreth orës 13:50, stacioni policor ka pranuar një informatë për një zjarrvënie në Krushevë të Vogël të Klinës. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Në kohën kur zjarrfikësit kanë filluar të intervenojnë, njëri nga zjarrfikësit është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi në një përgjigje për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika