Vdes njëri nga të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë

Nga 6 të lënduarit në aksidentin e së enjtes në Gjakovë, njëri ka ndërruar jetë

Foto nga vendi i ngjarjes

Një ndër të aksidentuarit në aksidentin me autoambulancë në Gjakovë ka ndërruar jetë, bën të ditur Policia e Gjakovës.

Përmes raportit të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se nga aksidenti i ndodhur të enjten e 30 qershorit, gjashtë persona, të gjithë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 05:50, në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë, e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident”, shkruhet në raport.

Lajmin për media e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Aksidentohet një autoambulancë në Gjakovë, gjashtë të lënduar

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika