Mediumi gjerman WDR ka raportuar, duke u thirrur në burimet e tij, se njëri prej të plagosurve nga të shtënat me armë në Bielefeld ka ndërruar jetë.
“Sipas reporterit të WDR, njëri prej të plagosurve besohet të ketë vdekur, sipas burimeve të afërta me rastin”, shkruan WDR.
Nga sulmi me armë, i cili ndodhi pranë gjykatës ku po zhvillohej procesi gjyqësor ndaj të dyshuarit për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani, u plagosën gjithsej katër persona, të cilët u dërguan në spital.
Dy prej të plagosurve janë familjarë të të dyshuarit për vrasjen e Nimanit.
Babai i tij raportohet se është i plagosur rëndë.