Vdes papritmas 38-vjeçari në një lokal në Prizren

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës në një lokal në Prizren. Ndërsa, mjekët dyshojnë se viktima ka pësuar sulm kardiak

Fotoilustrim

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës  së 17 janarit në një lokal në qytetin e Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Shaqir Bytyqi zëdhënës i Policisë në Prizren.

“Sot me datë 17.01.2023 pak pas orës 00: 10 nga emergjenca e qytetit  në Prizren është raportuar policia se një person gjendet në emergjencë pa shenja jete.Nga dëshmitarët ,shokët e tij është deklaruar se viktima papritmas ka rënë pa ndjenja në tavolinë derisa ata ishin duke qendruar në një kafiteri në Prizren”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa, ka shtuar se mjekët dyshojnë se viktima ka pësuar sulm kardiak.

I njëjti siç njofton Policia me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Nga mjekët dyshohet se viktima ka pësuar sulm kardiak. Pas marrjes së deshmive dhe provave në lidhshmëri me rastin , me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është  dërguar  për  egzaminim në Institutin e  Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka theksuar Bytyqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika