Vdes Patrick Demachelier në moshën 78 vjeçare

Fotografi i modës, Patrick Demachelier, ka vdekur të enjten në moshën 78 vjeçare, njoftuan përfaqësuesit e rrjetit të tij social Instagram: “Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e Patrick Demachelier, më 31 mars 2022, në moshën 78 vjeçare”, thuhet në postim.

Demachelier la pas gruan Mia, djemtë Gustaf, Arthur, Victor dhe tre nipër e mbesa. Demachelier prodhoi kopertinën për numrin e dhjetorit 1991 të Vogue me Princeshën e Uellsit, Diana. Punoi për revistat: Rolling Stone, Elle, Harper’s Bazaar dhe ndihmoi në xhirimin e fushatave reklamuese për Carolina Herrera, Chanel, Dior, Tommy Hilfiger dhe Yves Saint Laurent.

Gjatë karrierës së tij, fotografoi figura të njohura si Beyonce, Jenifer Lopez dhe Madonna.

Në mesin e atyre që bënë homazhe ishte stilistja amerikane e modës Vera Wang e modele, duke përfshirë  Bella Hadid, Cindy Crawford dhe Hailey Bieber.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika