Vdes personi i aksidentuar para dy muajsh në Drenas

Një burrë që kishte pësuar një aksident dy muaj më parë në Drenas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion pas urdhrit të prokurorit

QKUK

Një person i cili ishte aksidentuar para dy muajsh në Drenas, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, burri ishte aksidentuar më 16 gusht në mbrëmje.

Ndërsa, sipas raportit të Policisë, ai ka vdekur të hënën.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gllogoc / 16.08.2024 – 21:10. Më 14.10.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar pas aksidentit të ndodhur me  16.08.2024. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Në raportin policor 24-orësh të 17 gushtit, Policia kur kishte raportuar për rastin, se bëhet fjalë për një këmbësor që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas raportit të asaj dite, vetura që kishte goditur këmbësorin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Shija e redaktorit

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Të fundit nga rubrika