Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishte gjetur në një rrugë në Fushë Kosovë.
Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 26 nëntor, rreth orës 20:48.
“Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.