Vdes pjesëtari i KFOR-it që u gjet i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë

Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it që u gjet i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë. Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli

Ilustrim, ushtarë të KFOR-it

Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it që është gjendur i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë, në zonën e quajtur “Qafa e Luanit”.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete, duke theksuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në orën 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, ka thënë Veseli.

Pjesëtari i KFOR-it gjendet i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika