Vdes “Raketa”, ish-pjesëtar i sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi

Ka vdekur Xhavit Ferizi (Raketa). Ai ishte veprimtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe pjesë e sigurimit të Hashim Thaçit

Veprimtari i UÇK-së, Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën "Raketa"

Ka vdekur Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën “Raketa”, i cili ishte veprimtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pothuajse në të gjitha pamjet ku shihej ish-presidenti Thaçi, ai shihej në shoqërinë e “Raketës”. Ai ishte figurë e njohur e UÇK-së në zonën e Drenicës.

Lajmin për vdekjen e tij u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në luftë dhe paqe, çdo betejë e fitove. Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!, njoftoi miku i tij, Milaim Cakiqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika