Vdes shefi i arrestuar i mafias italiane Matteo Denaro

Shefi i mafias italiane, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua në janar pasi i kaloi 30 vjet në arrati, ka vdekur në moshën 61-vjeçare, ka njoftuar të hënën agjencia e lajmeve, Ansa

Matteo Messina Denaro u arrestua në janar pas 30 vjetëve në arrati.

Matteo Messina Denaro, “kumbari i fundit” i mafies italiane, i cili u akuzua për orkestrimin e disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga Cosa Nostra, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë.

Agjencia kombëtare e lajmeve Ansa njoftoi vdekjen e tij gjatë natës të së dielës. Kryetari i bashkisë së qytetit qendror italian të L’Aquila, Pierluigi Biondi, konfirmoi vdekjen e Denaro në spital “pas një përkeqësimi të sëmundjes së tij”.

Vdekja e tij “i jep fund një historie dhune dhe gjaku”, ka thënë Biondi, duke falënderuar stafin e burgut dhe të spitalit për “profesionalizmin dhe humanizmin e tyre”.

Messina Denaro vuante nga kanceri në kohën kur u arrestua. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua në javët e fundit dhe ai u dërgua në një spital nga burgu i sigurisë së lartë në Italinë qendrore.

Mjekët ndaluan së ushqyeri Denaron, pasi ai kishte rënë në koma të pakthyeshme.

Gjatë ditëve të fundit, vajza e tij, të cilën ai e takoi për herë të parë në burg në prill, ishte pranë shtratit të tij, raportoi Ansa.

Në janar, Denaro, 61 vjeç, i cili fshihej që nga viti 1993, u kap në një klinikë private në Palermo, ku ai merrte periodikisht trajtim për një tumor me emrin e rremë Andrea Bonafede.

Në gusht, ai u zhvendos nga burgu i sigurisë maksimale në L’Aquila dhe u shtrua në spitalin e qytetit San Salvatore, pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar dhe ishte “i papajtueshëm” me regjimin e ashpër të burgut nën të cilin mbahej, avokati i tij, tha Alessandro Cerella.

Përgatitjet tashmë ishin duke u zhvilluar për varrimin e tij në varrin e familjes në qytet, së bashku me babain e tij, Don Ciccio, i cili ishte gjithashtu kreu i klanit lokal, sipas gazetës Corriere della Sera.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika