Milan Kundera, një shkrimtar me origjinë çeke, i cili tërhoqi vëmendjen ndaj shtypjes kulturore dhe politike të Evropës Qendrore nën sundimin komunist, duke shkruar romane të errëta komike që përzienin spekulimet filozofike rreth kiçit, kritikat e totalitarizmit dhe skenat ëndërrimtare të engjëjve të qeshur dhe orgjive pa pasion.
Ai vdiq më 11 korrik në Paris, sipas Bibliotekës Shtetërore Moraviane në qytetin e tij të lindjes, Brno. Ai ishte 94 vjeç.
Kundera vdiq në banesën e tij në Paris, tha Anna Mrazova, zëdhënësja e Bibliotekës Moraviane, e cila përmban të gjithë arkivin e tij pas dhurimit të tij në vitin 2020. “Është një humbje e madhe”, u shpreh ajo.
Ministria çeke e Kulturës dhe kryeministri Petr Fiala konfirmuan vdekjen e tij.
Duke shkruar në ish Çekosllovaki dhe në Francë më vonë ku kishte jetuar që nga viti 1975, kishte adoptuar frëngjishten si gjuhën e tij kryesore.
Kundera hartoi tregime, drama, ese dhe romane të rrëshqitshme dhe eliptike. Ai ishte djali i një pianisti koncertesh.
Ndër të tjera, ai i përshkroi romanet e tij si simfoni polifonike, vepra që përzienin tone dhe stile të ndryshme – fabula, ese, reflektim autobiografik – për të eksploruar natyrën e identitetit ose të vdekshmërisë./ WashingtonPost