Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti trafiku, që kishte ndodhur këtë të martë në rrugën Skënderaj – Drenas, ka ndërruar jetë shoferi i veturës së aksidentuar.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se 33 vjeçari, ka vdekur rreth orës 22:00

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Drenas përkatësisht në fshatin Polac. Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri . Ndërsa reth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK  ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçare”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika