Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Policinë e ka lajmëruar babai i vajzës e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe dyshohet se ka ndërruar jetë.
Trupi i së ndjerës sipas policisë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është njoftuar nga stafi i QKUK-së se vajza e tij, viktima femër kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.