Vdes veterani i UÇK-së, Qerkin Krasniqi

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, ka njoftuar për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Qerkin Krasniqi. Krasniqi ka qenë edhe kryetar i OVL-UÇK-së në komunën e Dragashit për një periudhë të gjatë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Qerkin Krasniqi.

Qerkin Krasniqi për shumë vite ishte edhe kryetar i OVL UÇK-së në komunën e Dragashit.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i shprehim ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve. Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.12.2023 në ora 14:00 në fshatin Buqe të komunës së Sharrit (Dragashit)”, ka shkruar Klinaku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika