Vdes Xhavit Ferizi, truproja e ish-presidentit Thaçi

Ka vdekur sot ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Ferizi. Ai që nga paslufta njihej për afërsinë me ish-Presidentin Hashim Thaçi, duke shërbyer edhe si mbrojtje e afërt për të

Në moshën 64 vjeçare, ka vdekur sot Xhavit Ferizi, ish-pjesëtar i UÇK-së, nga rajoni i Drenicës.

Ferizi, që nga paslufta njihej për afërsinë me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai kishte shërbyer që nga paslufta si truprojë personale e Thaçit, e sipas bashkëpunëtorëve të tij, njiheshin që nga koha e ilegalitetit.

 “E kaluara e tij lidhet më kohen e ilegalitetit ku UÇK ka qenë e organizuar vetëm në Drenicë. Në shtëpinë e  tij ka qëndruar një pjesë e armatimit që kishte ardhur nga Shqipëria, derisa në katin nalt të shtëpisë së tij jetonin njerëzit në katin poshtë ka qenë një arsenal i armatimit”, tha Ismail Syla- Ish-këshilltar i ish-Presidentit Hashim Thaçi.

I njohur për rrethin me nofkën “Raketa”, vlerësohet për kontributin e tij.

Për vdekjen e Ferizit, ngushëllime shprehën edhe shumë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi duke ngushëlluar familjen tha se Xhavit Ferizi do të kujtohet si koleg unik e luftëtar i paepur i lirisë.

Njeri të dashur të familjes, e ka cilësuar edhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika