Vdiq dramaturgu, Haqif Mulliqi

Ka ndërruar jetë dramaturgu i njohur, Haqif Mulliqi. “The Kosowars”, “Komemorativisht”, “Komedia apo marrëzia njerëzore” dhe “Parfumeria” janë disa nga dramat më të njohura të tij

Dramaturgu, gazetari dhe profesori, Haqif Mulliqi ka ndërruar jetë të martën.

Lajmin e ka dhënë e bija e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Babi na la. Dashnisë tonë ma të madhe iu ndalën dhimbjet, për me na fillu neve dhimbja e përjetshme. Për detajet e ceremonisë ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar ajo.

Mulliqi ka lindur në Pejë.

I njëjti ka përfunduar studimet master në psikologji dhe në filologji.

Veprat e tij zunë vend në teatrot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

“Alo 1991”, “Trenat”, “Komedia”, “Ruleti ballkanik”, “Një varr për majorin e mbretit” janë disa nga veprat e tij. Ndërsa “The Kosowars”, “Komemorativisht”, “Komedia apo marrëzia njerëzore” dhe “Parfumeria” janë dramat e tij të shfaqura në teatrin që themeloi vet në vitin 2002, Teatrin Alternativ “Kosova”.

Ishte mësimdhënës në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në degën e dramaturgjisë.

Ndërkaq karrierën në gazetari e zhvilloi në “Bota e Re” për ta vazhduar më vonë në gazetat kroate dhe gazetën në Zagreb, “Potlet”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika