Vdiq gazetari Zijadin Gashi, kolegët e kujtojnë me vlerësimet më të larta

Në moshën 51-vjeçare ka vdekur gazetari Zijadin Gashi, pas një sëmundjeje të rëndë. Gashi a qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa mediume. Kolegët me të cilët kanë punuar ndër vite e kujtojnë atë me vlerësimet më të larta profesionale dhe njerëzore.

Gazetaria në Kosovë ka mbetur të martën pa një prej profesionistëve më të zot të saj.

Gazetari Zijadin Gashi vdiq në moshën 51-vjeçare pasi për disa muaj u përball me një sëmundje të rëndë.

Ai profesionin e gazetarit e kishte nisur që nga viti 1997, duke mbuluar sektorin e politikës në Kosovës.

Për gati dhjetë vjet Gashi punoi në Radion Evropa e Lirë si gazetar dhe një periudhë si shef i byrosë në Prishtinë.

Gjatë kësaj periudhe gati një dekadëshe, bashkë me Gashin ka punuar gazetari i atëhershëm, Rrahman Paçarizi, tash profesor.

Pos profesionalizmit të dëshmuar, Paçarizi thotë se kujton Gashin edhe për maturinë dhe qetësinë që e kategorizonte.

“Është një humbje e jashtëzakonshme për gazetarinë kosovare shkuarja në amshim e Zijadinit, e Zigës që e kanë quajtur, është një humbje shumë e madhe sepse Zijadini ka qenë në moshën kur e ka arritur pjekurinë më të lartë profesionale dhe ka pasur se çka t’i jap gazetarisë tutje”, ka thënë Paçarizi.

Pas REL-it, Gashi punën e vazhdoi për rreth dy vjet si kryeredaktor në Radio Televizionin Dukagjinin.

Edhe këtu, kolegët kanë vlerësimet ndër më të lartat për të.

“I qenë, gjithmonë i urtë në kuptimin e gatishmërisë për të këshilluar ata që i kërkonin këshilla, por plot vullnet për të luftuar sëmundjen dhe madje edhe për të krijuar projekte të reja, derisa ballafaqohej me luftën e vrazhdë. I tillë në kujtesën time do të mbetet Zijadini”, ka thënë redaktorja, Sebiha Ramaxhiku.

Më pas, nga viti 2021 deri më 2023, Gashi punoi në Tëvë 1.

Përmes një telegrami, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe kolegët e Gashit.

Edhe Presidentja e Kosovës ka shprehur ngushëllime duke thënë se ‘karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale’. Familjen e komunitetin gazetaresk e kanë ngushëlluar edhe partitë politike e figura tjera publike.

AGK-ja këtë vit i ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në gazetari, para dhe gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-99.

Shija e redaktorit

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Të fundit nga rubrika