Suprimimi me dhunë i autonomisë së Kosovës dhe zhvillimet e viteve 90-të duke sjellë administrim ndërkombëtar, e pamundësojnë ri-kthimin e Kosovës nën pushtetin e Beogradit.
Kjo ishte bindja e ndërmjetësuesit të negociatave të procesit për statusin final të Kosovës.
Bindjen se Kosova nuk mund të kthehet nën Serbi e kishte paraqitur para Grupit të Kontaktit ku prezent ishte edhe ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Pala kosovare udhëtonte në Vienë pa ditur për bindjet mbi të cilat i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të propozonte planin që do të bëhej themel i shtetësisë së Kosovës.
Nuk kishin si ta dinin pasi për këtë qëndrim, finlandezi Martti Ahtisaari, këtë rrëfim e kishte dhënë vetëm pasi u bë fitues i çmimit Çmimin Nobel për Paqe.
Në këtë intervistë ish-presidenti finlandez foli edhe për parimet që kishte ndjekur në negociatat Kosovë-Serbi, duke e paraqitur figurativisht Beogradin si hajnin që i’a ka vjedhur Kosovës kuletën. Me protofolin Ahtisaari nënkupton heqjen e autonomisë dhe dhunën me të cilën Beogradi nuk donte ndëshkim por negociata.
“…nuk po i këshilloj se hajduti serb mund të vendos vet se sa para t’i japë atij të cilit ia vodhi protofolin. Ai duhet t’ia jap të gjithë protofolin e më pas me shumë mundësi të shkoj në burg për atë që bëri.”
Në rastin e Kosovës Serbia ktheu shumë më shumë sesa që vodhi. Pas procesit të bisedimeve në Vienë, mbi planin të cilin e hartoi finlandezi Ahtisaari, u shpall Pavarësia e Kosovës më 17 shkurt.
Ky është vetëm një i historik i shkurtër i nobelistit për paqe i cili vdiq këtë të hënë në moshën 86-vjeçare dukë lënë pas kontribut edhe në zgjidhjen e krizave në Irak, Namibi dhe Indonezi.
Para se të bëhej presidenti i 10 i shtetit të tij ndërmjet periudhave 1994, deri në vitin 2000, Ahtisaari kishte një karrierë të gjatë në diplomaci, duke shërbyer në shtete të ndryshme.
Pas vdekjes së Ahtisaarit ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, duke e cilësuar vizionar e paqe-bërës që do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës. Ngushëllime ka shprehu edhe kryeministri Albin Kurti duke ri-kujtuar kontrubutin e Ahttisarit si një diplomat i shquar dhe kampion të paqes.
Pos tyre në nderim të ish-presidentit finlandez kanë reaguar edhe krerët e opozitës e po ashtu ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili atë kohë ishte president me Agim Çekun kryeministër.
Sejdiu në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka kujtuar historikun e gjatë të takimeve me diplomatin finlandez dhe porositë indirekte për delegacionin e Kosovës, rrugëtimi i së cilit u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë.