Vdiq Moshe Landsman, bashkëthemeluesi i Departamentit të Psikologjisë në UP

Ka vdekur bashkëthemeluesi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Moshe Landsman, në moshën 75-vjeçare

Profesori, Moshe Landsman

Bashkëthemeluesi i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, profesori, Moshe Landsman, ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, përmes një njoftimi.

Në këtë njoftim, profesori u cilësua si një figurë që e tejkaloi rolin e profesorit dhe të pedagogut, duke u shndërruar kështu në një figurë emblematike, i cila ka mbështetur, përkrahur dhe inkurajuar të tjerët.

“Para pak ditësh ai ishte në mesin tonë, në ambientet e QKRMT-së, i shoqëruar me qetësinë dhe thellësinë e tij. Për shumë vite, ne si QKRMT, kishim një bashkëpunim të ngushtë me Prof. Moshen”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ai është duke lënë gjurmë të thella, jo vetëm në fushën e dijes dhe të nxënies, por edhe në shtytjen dhe inkurajimin e talenteve të reja drejt sukseseve të dëshmuara profesionale, në nivel shoqëror dhe shtetëror për Kosovën.

“Prof. Moshe ishte një model i gjallë i humanizmit, përunjësisë dhe filantropisë. Vdekja shpesh duket si e pabesë dhe shpërfaqet në befasi por në thelb është e dëlirë dhe shton dashurinë e atyre që mbesin në jetë. Ne do të vazhdojmë ta njohim kontributin e tij dhe ta kujtojmë atë me dashuri. I shprehim ngushëllime tona të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, thuhet tutje në njoftim.

Vitin e kaluar, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) e ka vlerësuar profesorin Landsman me çmim nderi për kontributin e tij në zhvillimin e arsimit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e psikologjisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika