Janë mbledhur për të ngushëlluar familjen Hoxha.
Por merakun e kanë tek mënyra se si e ndjera, Selime Bucolli-Hoxha u trajtua ditë më parë në Kliniken Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
75-vjeçarja ishte larguar nga kjo klinikë me vetdëshirë një ditë para vdekjes, e kjo sipas nipit, si shkak i shqetësimeve me kushtet në të cilat po trajtohej.
Lis Aliçkaj, nipi i të ndjerës ka deklaruar se “Gjendja e pacientit ka qenë kritike. S’ka qenë çështja te rrjedha e gjakut por te trajtimi i pacientëve dhe neglizhenca e doktorëve komplet. Motrat e kanë bërë një gjysëm pune por mjekët, ka qenë katastrofë komplet.”
Për këto veprime të stafit, nipi i të ndjerës ka vendosur të ndërmarrë veprime të tjera.
Lis Aliçkaj, nipi i të ndjerës, ka thënë se “Pasi t’i kryjemë procedurat e varrimit, kam me i paraqit dy ankesa. Njërën në Inspektoratin Shëndetësor dhe tjetrën tek Oda e Mjekëve sepse kam prit 3 orë me ardh mjekt e s’ka ardh askush. Mundem me cek një rast që e pritshim doktorrin me ardh edhe nuk erdhi dy orë. Kur erdhi ai tjetëri mendova që erdh me trajtu pacientën e ai ish kan duke lyp adapter t’Iphone-it. Jam i shqetësum me deklaratën e tyre se ata po e arsyetojnë mospunnën e vet.”
Ai thotë se pret që ankesat e tij të tregojnë rezultat në përmisimin e kushteve spitalore.
E njëjta, tashmë është duke u shqyrtuar nga ShSKUK, konkretisht komisioni për ankesa.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka theksuar se “Komisoni për shqyrtim të ankesave dhe shqetësimeve të pacientëve ka pranuar një ankesë, në lidhje me trajtimin shëndetësor të një paicientje në Gjysmë Intensiven e Klinikës së Kardiologjisë. Komisioni menjeherë ka filluar tratimin e ankesën dhe do ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim dhe adresim të ankesës/shqetëimit të palës.
ShSKUK, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ankesa në lidhje me trajtimin shëndetësor t’i drejtohen komisioni për ankesa dhe shqetësime të pacientëve, sikurse rasti në fjalë, ndërsa i garantojmë se ankesat e tyre do të trajtohen dhe do të ndërmeren të gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët të marrin tratjimin e nevojshëm shëndetësor”.
Detaje të tjera nuk kanë dhënë as Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Besim Kodra, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka deklaruar se“Ne e kemi pranuar ankesën përmes telefonit. Jemi në pritje edhe të ankesës me shkrim, të shoqëruar me fakte që i kanë mbledh familjarët, për të proceduar më tutje”.
Reparti Gjysmë Intensiv- Kardiologjik mohon të ketë pasur neglizhencë gjersa thotë se pas gjendjes stabile së të ndjerës, të njëjtës iu ishte rekomanduar të vazhdonte trajtimin në Spitalin e Gjilanit.
Për rastin e tani të ndjerës që këtë të premte u varros në Gjilan, e për dyshimet për trajtim jo-adekuat Dukagjini raportoi më herët gjatë kësaj jave, televizion ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore e Prishtinës, nëse për rastin kanë nisur hetime, por nuk ka marrë përgjigje nga ky institucion.