Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi raportohet se është afër transferimit te klubi i futbollit Club Brugge, në Belgjikë.
Muriqi është njëri nga lojtarët më të përfolur në këtë afat kalimtar të verës, pasi pritet të largohet përfundimisht nga Olimpico.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të Mallorca dhe klubet e interesuara për të nuk mungojnë.
Mallorca ishte e interesuar ta bënte të përhershëm transferimin e tij, por shifra e kërkuar prej 12 milionë eurosh nga Lazio, zmbrapsi klubin spanjoll.
#Calciomercato | @OfficialSSLazio, il @ClubBrugge vuole Vedat #Muriqi https://t.co/0v3egWC4Tp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 6, 2022
Megjithatë, ka disa klube të tjera që janë të interesuara të afrohen me shumën e kërkuar nga Lazio dhe të paguajnë për transferimin e Muriqit.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca di Marzio, Muriqi është afër transferimit te klubi belg, Club Brugge.
Transferimi i tij thuhet se do t’i kushtojë belgëve 10.5 milionë euro, ndërsa ylli i Kosovës do të fitojë dy milionë euro në sezon.
Me transferimin e Muriqit është lidhur edhe Galatasaray, por klubi turk ka dashur vetëm si huazim.
Ndryshe, sulmuesi prizrenas zhvilloi 15 ndeshje me Mallorcan në gjashtë muajt e fundit duke shënuar pesë gola dhe tri asistime, kështu duke i ndihmuar ekipit të mbetet në La Liga.
Club Brugge, Lazio'nun 11 milyon euro talep ettiği Vedat Muriqi için 10.5 milyon euro teklif etti. (@ertansuzgun) pic.twitter.com/lVz0m9kSTw
— De Marke Sports (@demarkesports) July 6, 2022