Vela: Daçiq po bën veprim të dëshpëruar për të zbatuar nenin 4 të marrëveshjes

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se kryediplomati serb Ivica Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se kryediplomati serb Ivica Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus.

Në një postim në Twitter, Vela ka thënë se ky është një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën.

Vela është shprehur se Serbia do të shkelë nenin katër, nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Serbia do të shkelë nenin katër nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë”, ka thënë Vela.

“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. SRB do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, ka shkruar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika