Vela: Ekipi menaxhues dorëzoi një draft-statut të ngjashëm me statutin e Vojvodinës

Me anë të një postimi në Twitter, shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vela ka deklaruar se një draft-statut i tillë si ai i mbrëmshmi i propozuar në Bruksel, nuk do të kalojë, gjersa i njëjti, sipas tij, duket të ketë synim rikonstituimin e autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se draft-statuti i dorëzuar në takimin në Bruksel në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, qe një draft-statut i ngjashëm me statutin e Vojvodinës.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka deklaruar se një draft-statut i tillë duket se ka qëllim të rikonstruktimit të autoritetit serb në Kosovë.

“Synimi i tyre duket të jetë rikonstituimi i autoritetit autonom të Serbisë në Kosovë, njësoj si Vojvodina, me qëllim të zhvlerësimit të institucioneve të Kosovës. Ky draft nuk do të kalojë!”, ka deklaruar Vela.

Krahas kësaj, Vela ka publikuar edhe faqe të statutit të Vojvodinës, duke i krahasuar me faqe nga draf-statuti i propozuar nga Ekipi Menaxhues.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pas takimit në Bruksel se draft-statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ishte fundamentalisht i papranueshëm.

Në një fjalë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, Kurti ka deklaruar se ai ka propozuar vetë një, siç e quan ai, “draft-vizion”, pasi kishte dëgjuar dhe lexuar draft-statutin e propozuar.

“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues, i cili prezantojë një draft-statut gjithsej prej 67 nene dhe pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamenalisht i papranueshëm me kushtetueshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, të drejtat e pakicave sipas standarteve evropiane, dhe përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Andaj, në këtë rast unë propozva një draft-vizion si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ky i fundit ka thënë se ka propozuar një vizion se si do të duhej të ishin vlerat, principet dhe korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika