Vela: Nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në KiE, do të jetë në kundërshtim të marrëveshjeve të Brukselit

Blerim Vela, Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të Brukselit.

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ai nuk synon të shkojë në Strasburg të martën, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të Brukselit.

“Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet: Bruksel 2013: pika 14, Bruksel 2023: pika 4. Nëse Serbia voton kundër Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura”, shkroi ai.

Në anën tjetër, ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ai nuk synon të shkojë në Strasburg të martën, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Ai ka thënë në një konferencë për media, pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë – është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion.

“Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Bruselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Daçiq.

Shefi i diplomacisë së Serbisë, ka thënë se Këshilli i Evropës nuk e ka pranuar kurrë një entitet që nuk është shtet, dhe se nuk mund të diskutohet për mbrojtjen e integritetit të Ukrainës, pa e diskutuar integritetin e Serbisë.

“A është qetësuar situata në Kosovë? A kemi përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe? Nuk kam asnjë shtysë që të shkoj në Strasburg, dhe në ditën pasuese ata të nisin procedurën për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Daçiq.

Kosova e ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.

Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.

Për ta shqyrtuar kërkesën e Kosovës, duhet të ekzistojë pajtueshmëri mes dy të tretave të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Hapi i parë është që një prej vendeve anëtare të bëjë kërkesë që anëtarësimi i Kosovës të futet në agjendë dhe të votohet nga Komiteti i Ministrave.

Pas sigurimit të një shumice prej dy të tretave në atë trup, kërkesa shkon në Asamblenë Parlamentare.

Nëse edhe aty sigurohet shumica prej dy të tretave, kërkesa kthehet te Komiteti i Ministrave për miratim final.

Në një seancë të organizuar në janar të këtij viti, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa Serbia u ka bërë thirrje vendeve anëtare që ta refuzojnë kërkesën e Kosovës.

Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, dhe bën fushata te shtetet tjera për tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Në këtë temë, Serbia e ka alete Rusinë, e cila është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika