Vela për vizat: Mbështetja deklarative ekziston nga shumica e vendeve të BE-së, presim vendime konkrete

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se pret nga vendet e BE-së që të marrin veprime konkrete për t’i liberalizuar vizat për Kosovën

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se shumica e vendeve të Bashkimi Evropian (BE), e përkrahin deklarativisht liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në emisionin “Five”, të Rtv Dukagjinit, ai ka thënë se asnjë nga shtetet anëtare të BE-së që kanë folur në Samitin e BE-së, nuk është shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në këtë takim ka pasur përkrahje për Kosovën, nga vendet anëtare, për Kosovës jo vetëm për çështjen e liberalizimit të vizave por edhe për qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, dhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, gjë të cilën nuk e bëjnë të gjitha vendet e rajonit”, ka thënë ai.

Tutje, Vela deklaroi se në Samitin e së enjtes, nuk ka mundësi të merret vendim dhe se përveç deklarimeve përkrahëse pret nga vendet e BE-së që të marrin vendime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika