Vela: Policia e Serbisë ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se Policia e Serbisë e ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela përmes një postimi në Twitter ka thënë se Policia e Serbisë e ka arrestuar kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili.

“Policia e Serbisë arrestoi kreun e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismaili, një shqiptar vendas për lejimin e shfaqjes teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës!”, ka shkruar Vela.

Vela e ka përshkruar këtë si “represioni i egër nga regjimi i Vuçiqit”.

Tutje ai ka shtuar se Ismaili duhet të lirohet “menjëherë nga paraburgimi”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika