Vela: Regjimi i Vuçiqit me ekstremistët e krahut të djathtë synon ta destabilizojë rajonin

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, ka thënë se pasi ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi mbështesin grupin “Wagner”, edhe marrëveshja e presidentit serb me ekstremistët e krahut të djathtë synon ta destabilizojë rajonin

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka deklaruar se pohimi për mbështetje për grupin ushtarakë “Wagner” nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi është vazhdim i pranisë të mercenarëve serb në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Po ashtu, ai ka thënë se marrëveshja e regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ekstremistët e krahut të djathtë synon ta destabilizojë rajonin.

“Marrëveshja e regjimit të Vuçiqit me ekstremistët e krahut të djathtë synon të destabilizojë rajonin. Shprehjet e mbështetjes për “Wagner” nga ekstremistët e krahut të djathtë në Serbi është vazhdim i pranisë gjithnjë në rritje të mercenarëve nga SRB në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës”, ka shkruar Vela në rrjetin social Twitter.

Ndërkaq, Vela në Twitter ka publikuar edhe foto të grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner”.

Lexo edhe: Grupi “Wagner” mund të ketë hyrë brenda Kosovës

Ndërsa, këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet, të premten kishte shprehur shqetësimet e tij për prezencën e grupit mercenar rus ‘Wagner’ në Ballkan, duke theksuar se duhet “të ndalet aktiviteti i tyre”.

Në një konferencë për media në Beograd, Chollet ka thënë se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd të enjten me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, kishte reaguar në lidhje me situatën në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi, Hoxhaj më 18 dhjetor 2022, kishte thënë se në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës”.

“Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”, kishte shtuar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika