Vela: Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin, BE-ja duhet  t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit

Rusia është duke e përdorur presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin për ta destabilizuar rajonin e Ballkanin-it Perëndimore  

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në rrjetin e tij social në Twitter ku ka shkruar se mbështetja e regjimit të Vladimir Putinit, tregon shumë qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, është bërë vegla e të parit të Rusisë ku nëpërmjet Vuçiqit syonon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimore dhe Evropën.

“Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Velës në Twitter.

Por për këtë arsye Vela ka kërkuar nga Bashkimi Evropian(BE) që ta sanksionojë  të parin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi sipas Velës presidenti serbe është ai që ka ndikim të serbët lokalë në Veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika