Vela: Serbia në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së, përafrohet me Rusinë

Vuçiq dhe Putin,kanë rënë dakord për një marrëveshje të re afatgjate për furnizim me gaz, për të cilën ka reaguar shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, duke thënë se Serbia në vend se të afrohet me sanksionet e BE-së, po qëndron përkrah Rusisë

Presidenca e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku sipas mediave serbe, Serbia dhe Rusia do të nënshkruajnë një marrëveshje trevjeçare për furnizim me gazin rus.

Lidhur me këtë gjë ka reaguar shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian(BE) se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.

“Putin dhe Vuçiq ranë dakord në një telefonatë sot, se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë, dhe dy vendet do të forcojnë partneritetin e tyre. Serbia, një vend kandidat për në BE, në vend që të përafrohet me sanksionet e BE-së thellon bashkëpunimin me Rusinë. Deri kur BE-ja do ta tolerojë këtë?”, ka shkruar Vela në Twitter.

Çmimi i gazit që Serbia do ta blejë nga Rusia aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka thënë se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për një mijë metër kubik të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.

Ai ndër të tjera ka theksuar se, janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit, edhe pse shtetit të Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Ndryshe, në bisedën e tij telefonike me Putinin, presidenti serb Vuçiq ka folur edhe për vizitën që do t’ia bëjë të hënën raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika