Vela: Serbia po “pasivizon” adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po "pasivizon" adresat e shqiptarëve në Luginë, ndërsa ua lehtëson rusëve marrjen e nënshtetësisë

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po vazhdon me “pasivizimin” e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Vela ka thënë se përderisa Serbia po e bën këtë veprim në Luginë të Preshevës, ajo po ua lehetëson rusëve marrjen e nënshtetësisë.

“Ndërsa Serbia ua ka lehtësuar marrjen e nënshtetësisë të huajve (lexo:rusëve), ajo po kryen spastrim etnik përmes mjeteve administrative për shqiptarët në Serbinë jugore duke “pasivizuar” adresat e vendbanimit”, ka shkruar Vela.

Derisa kujtojmë se ka kohë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen me pasivizimin e adresave.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika