Vela tregon faktet që dëshmojnë se janë shkelur marrëveshjet e Brukselit nga Serbia

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka treguar faktet, të cilat dëshmojnë se Serbia është duke dirigjuar grupet kriminale në Veri të Kosovës

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar pas lajmit se serbët kanë marrë vendimi që t’i mbyllin shkollat në katër komunat veriore të Kosovës.

“Një tjetër shkelje flagrante e marrëveshjeve Brukselit nga Serbia, është mbyllja e shkollave në 4 komuna në veri të Kosovës”, ka shkruar Vela.

Tutje, ai ka përmendura disa fakte, të cilat sipas tij, e dëshmojnë që Serbia i ka shkelur marrëveshjet e Brukselit. Sipas Velës, Serbia është ajo që i dirigjon grupet kriminale lokale në Veri të Kosovës.

“Serbia i ka detyruar serbët lokalë të Kosovës që të jepnin dorëheqjen nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Vela.

“Strukturat ilegale dhe kriminale ngritën barrikada të cilat janë të dirigjuara nga Serbia”, ka shtuar ai.

Më tej, Vela ka përfunduar duke thënë se Serbia është duke i keqpërdorur nxënësit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika