Vela: Tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”, ka shkruar Vela.

Vela ka thënë tutje se strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Strukturat ilegale të Serbisë tani po synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës. Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika