Vela: Vuçiqi i ka fshehur arsyet e vërteta për të marrë pjesë në samitin BE-BP

Bojkotimi i samitit BE-Ballkan Perëndimor është pretekste për të ikur nga dakordimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, sipas Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes





Pas emërimit Nenad Rashiqin ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviqin si këshilltare e tij nga Qeveria e Kosovës. ndërsa presidentit Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këtë vendimi të kryeministrit Republikës  së Kosovës Albin Kurtit e ka përdorur si pretekst për ta bojkotuar samitin BE-Ballkan Perëndimor, që mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, sipas Këshilltari i presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Por Vela ka thënë se “Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusi” e sipas Velës, Vuçiq ka dashur të ik nga përgjegjësia e vendosjes se sanksioneve ndaj Rusisë.

“Vuçiq po do ta shpërqendrojë vëmendjen nga emërimi i Vulinit, një lakej rus, si shef i shef i shërbimit sekret”, ka shkruar Vela në Twitter.

“Histeria e Vuçiqit është një tentim i dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për të marrë pjesë në samitin BE-BP në Tiranë”,ka përfunduar Këshilltari i presidentes së Kosovës.





Vuçiq pas emërimit të Rashiqit ministër, bojkoton samitin e BE-së në Tiranë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika