Veliaj: Është çështje kohe bashkimi Kosovë – Shqipëri

"Unë i kam pa gjithmonë bashkë. Besoj është vetëm çështje e kohe të i shohim bashkë në Evropë. Kam ndoshta kujtimet më të mira, si njëzet-vjeçar, kur i kam mbushë në Kosovë, në Prishtinë, në mahallë të Muhaxherëve", ka thënë Veliaj

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një.

Ai për emisionin “Radar” në RTV Dukagjini ka thënë se ka kujtime shumë të mira në Kosovë.

“Unë i kam parë gjithmonë bashkë. Besoj është vetëm çështje e kohe t’i shohim bashkë në Evropë. Kam ndoshta kujtimet më të mira si njëzetvjeçar kur i kam mbushur në Kosovë, në Prishtinë, në mahallë të Muhaxherëve”, ka thënë Veliaj.

Veliaj, në fund u shpreh se “jam ndoshta kryetar pak më i mirë i Tiranës, sepse kam jetuar në Prishtinë”.

Ai ka thënë se vetëm shqiptarët mund ta pengojnë suksesin, duke theksuar “Kosova është e lirë dhe e pavarur, e Shqipëria e lirë dhe e pavarur, vetëm ne mund ta pengojmë suksesin”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika