Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar në zgjedhjet lokale në Shqipëri, që po mbahen gjatë kësaj të diele.
Veliaj ka falënderuar punëtorët e mediave për shërbimin e tyre ndaj publikut.
“Jam në dijeni të faktit që kemi pasur disa avari (probleme), nuk do të thoja dramatike, por KQZ-ja ka qenë e pamundur që të gjenerojë dhe të metojë identifikimin elektronik në sistemin që ka pasur. Më vjen mirë që në fund ka një vendimarrje, vendimarrja është që të kalohet në sistemin manual”, ka thënë Veliaj.
Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që mund të jenë dekurajuar nga ky problem të rikthehen në qendrat e votimit.
“Është e rëndësishme që të dalim të gjithë të votojmë, për të ardhmen, për fëmijët tanë. Kjo do të thotë që secili që u dekurajua nga ajo ‘lemzë’ e vogël e mengjesit duhet të rikthehet në qendrat e votimit…Janë fatet e qytetit për katër vitet e ardhshme, fatet e fëmijëve tanë, janë projektit e qytetit në lojë dhe në pikëpyetje”, ka shtuar ai. /Top Channel
Në këtë të diel (14 maj) mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri, ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.