Vëllai i reperit Buta dyshohet se e vrau shokun e tij

Q.J besohet se e ka vrarë shokun e tij. Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari pasi e ka qëlluar me armë zjarri të ndjerin, armën e ka kthyer nga policët që gjendeshin aty pranë, pas kësaj një polic e ka përdorur armën e tij dhe e ka plagosur të dyshuarin

Ilustrim

Vrasja që ndodhi mbrëmë në qytetin e Ferizajt, si duket është kryer nga vëllai i reperit ferizajas i njohur si “Buta”.

Q.J, dyshohet se e ka vrarë shokun e tij për motive ende të paqarta.

Portali D, ka mësuar se viktima G.H dhe dorasi kanë qenë shokë.

Sipas Policisë së Kosovës, “I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e ka përdorur armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

Po ashtu, i dyshuari, menjëherë është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika