Vëllai i Thaçit: E reduktuam ekipin mbrojtës për shkak të vështirësive financiare

Idriz Thaçi, në një përgjigje për medie, tha se tash avokat kryesor i Hashim Thaçit është Luka Misjetiq, i cili do të jetë në koordinim me avokatët e tjerë ndihmës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, ka treguar se për shkak të vështirësive financiare është reduktuar ekipi mbrojtës.

Idriz Thaçi, në një përgjigje për medie, tha se tash avokat kryesor i Hashim Thaçit është Luka Misjetiq, i cili do të jetë në koordinim me avokatët e tjerë ndihmës.

“Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri në fund të vitit të kaluar, për shkak të vështirësive financiare jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është z. Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Z. Kehoe ka qenë i informuar lidhur me vështirësitë në mbulimin e kostos së shërbimeve të ekipit të tij dhe për mosvazhdimin e kontratës në vitin 2024. Ne e falënderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e z. Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

Ministria e Drejtësisë ka reaguar sot lidhur me avokatët, Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e kësaj kompanie, të cilët kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, në rastin e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, për shkak të “mospërmbushjes së detyrimeve financiare”.

Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Facebook, tha se mbrojtja juridike e ish-presidentit Hashim Thaçi është paguar mbi tre milionë e gjysmë nga buxheti i këtij dikasteri.

Ministria e Drejtësisë: Mbrojtjen e Thaçit e paguam mbi 3.5 milionë që nga 2020-ta

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika