Vëllai i Liridona Ademajt: Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj, por edhe për të gjithë ne

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka thënë se motra e tij sot prehet aty ku e ka vendin, duke shtuar se për ta përballuar këtë dhimbje më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj, fëmijët, por edhe për të gjithë familjarët

Leonard Ademajt, vëllai i Liridona Ademajt, i ka dhënë lamtumirën motrës së tij, Liridonës, duke thënë se ajo prehet aty ku e ka vendin.

“Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne. Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova”, ka shkruar Ademaj.

Ai ka thënë se do të gjejnë forcën që t’i përkushtohen kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë e tjera viktima.

“Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet. Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”, ka shkruar ai.

Sot është rivarrosur trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes në Rracaj të Gjakovës.

Trupi i së ndjerës me kërkesë të familjes është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan.

Lexo dhe këtë: Rivarroset trupi i Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes

Qindra qytetarë tashmë kanë shkuar këtë të hënë që ta ngushëllojnë familjen Ademaj.

Në rivarrimin e së ndjerës kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ajo e Industrisë, Rozeta Hajdari.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës, në një rast të grabitjes që dyshohet të ketë qenë i orkestruar dhe organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Të dyshuarit që janë arrestuar janë bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj tre të dyshuarve.

Në njoftimin e saj, gjykata ka dhënë detaje se si Naim Murseli e kishte planifikuar vrasjen e së ndjerës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale.

Lexo dhe këtë: “E pajisi me armë”, detaje rreth planifikimit të Naim Murselit për vrasjen e Liridonës

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Naim Murseli me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin Granit Plava për ta vrarë tani të ndjerën, Liridonën.

Gjykata thekson se për këto veprime i pandehuri Naim Murseli paraprakisht e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të grabitjes.

Ai i kishte premtuar të pandehurit Granit Plavës shumën e të hollave prej 30 mijë eurosh.

Autoritetet e drejtësisë ende nuk e kanë bërë të ditur motivin e kësaj vrasjeje.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika