Vëllaznimi me kryesi të re, Gazmend Boshnjaku emërohet kryetar i klubit

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi ka njoftuar se sot ka zgjedhur kryesinë e re, duke pretenduar që në pranverë të janë me rezultate më të mira

Kryesia e KF Vëllaznimit

Vëllaznimi i Gjakovës po kalon periudhën më të rëndë në histori, sidomos me rezultate, ku janë në fund të tabelës me vetëm 2 pikë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Skuadra gjakovare ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë ka zgjedhur kryesinë e re, duke pretenduar që në pranverë të kenë me rezultate më të mira.

“Në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot është zgjedhur kryesia e KF Vëllaznimit, me këtë përbërje: kryetar: Dr. Gazmend Boshnjaku, nënkryetar: Erzen Kumnova; drejtor ekzekutiv: Ilirjan Zhubi, menaxher i përgjithshëm: Bujar Guci dhe drejtor sportiv: Edi Luzha. Në ditët në vijim do të ju njoftojmë për shtabin teknik dhe futbollistët të cilët do të jenë pjesë e klubit”, njofton KF Vëllaznimi.

KF Vëllaznimi ndeshjen e radhës e zhvillon si mysafir i Lirisë së Prizrenit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika