Vëllezërve Tate u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për një muaj

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, të mërkurën thanë se janë "pa fjalë", pasi një gjykatë rumune vendosi që ata duhet të qëndrojnë në burg edhe për 30 ditë të tjera për akuzat e trafikimit seksual

Andrew Tate (majtas) dhe vëllai i tij Tristan Tate

Vëllezërit influencues, Andrew dhe Tristan Tate, do të qëndrojnë në mbajtje në Rumani për të katërtin muaj me radhë.

Vëllezërit me qëndrime kontroverse janë në mbajtje prej dhjetorit, dhe po hetohen nën dyshimet për dhunime, trafikim të njerëzve dhe formim të një grupi për krim të organizuar.

Të dy kanë hedhur poshtë çdo keqbërje.

Avokatët e vëllezërve Tate kanë thënë se ata të dy do të jenë në mbajtje deri në fund të prillit.

Nën ligjin rumun, burrat mund të qëndrojnë në mbajtje deri në gjashtë muaj.

Avokatët e dy burrave kanë thënë para një gjykate në Bukuresht se prokurorët nuk kanë sjellë dëshmi të reja në seancën e së mërkurës.

Avokatët kanë thënë se mbajtja e vëllezërve Tate në paraburgim është masë shumë e ashpër, kur ligji parasheh edhe mundësi të tjera, siç është arresti shtëpiak.

Mirëpo, gjyqtarët nuk janë pajtuar me këtë kërkesë dhe e kanë vazhduar masën e paraburgimit katër herë, raporton BBC.

Përveç dëshmive të disa grave, policia ka mbledhur të dhëna edhe nga disa biseda të incizuara, para dhe pas arrestimit të vëllezërve, kanë thënë disa burime të afërta me rastin.

Hetimet tani janë zgjeruar për të kuptuar nëse potencialisht janë kryer edhe aktivitete për pastrim parash.

Ndaj tyre ende nuk rëndon ndonjë akuzë dhe as ndaj dy burrave rumunë, që janë ndaluar për dyshimet e njëjta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika