Vendet e pasura të botës zotohen të ndihmojnë Ukrainën me 20 miliardë euro

Vendet anëtare të G7-ës janë zotuar se do të sigurojnë 19.8 miliardë dollarë, për ta mbështetur financiarisht Ukrainën derisa ky shtet ta rimerr veten nga pushtimi rus.

Vendet anëtare të G7-ës janë zotuar se do të sigurojnë 19.8 miliardë dollarë, për ta mbështetur financiarisht Ukrainën derisa ky shtet ta rimerr veten nga pushtimi rus.

Në një kumtesë të përbashkët të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G7 (Kandaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara), janë zotuar se ndihmën do ta shfrytëzojnë për të përmbushur boshllëkun financiar dhe për shumë nevoja të qytetarëve ukrainas, raporton “Telegrafi”.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ekonomia e Ukrainës gjatë këtij viti do të pësojë rënie prej 45 për qind. E një prej arsyeve kryesore, është bllokimi i porteve ukrainase nga ana e ushtrisë rusë.

Problemet me eksportet e grurit nga Ukraina, siç paralajmëruan Kombet e Bashkuara dhe organizata të shumta, mund të shkaktojnë uri në mbarë botën, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë

 

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika