Vendet Perëndimore ballafaqohen me temperaturat e larta

Gjatë të premtes së 17 qershorit dhe të shtunes së 18 qershorit, vendet Perëndimore si: Franca, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë përballur me temperatura të nxehta

Ilustrim

Një numër vendesh të Evropës Perëndimore të shtunën e 18 qershorit janë ballafaquar me temperatura shumë të larta për kohën e fundit.

Në Gjermani, zjarrfikësit kanë shuar disa zjarre, pasi temperaturat tashmë të larta të së premtes parashikoheshin të rriteshin gjatë fundjavës.

Në Spanjë, zjarret pyjore dogjën 9,000 hektarë tokë në rajonin veriperëndimor të Sierra de la Culebra..

Në Francë, parashikuesi shtetëror i motit ka thënë se rekordet e temperaturave të qershorit ishin thyer tashmë në 11 zona.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit të premten e 17 qershorit, temperaturat gjatë kësaj dite arriten në 30 gradë Celsius.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika