Vendet turistike në Egjipt

Egjipti ka shumë vende për t'u vizituar

Egjipti përfaqëson një nga qytetërimet më të vjetra në botë, ka një histori 5 mijë vjeçare që strehon dy mrekullitë e lashta të botës. Egjipti ofron intrigën dhe romancën e një epoke të shkuar të udhëtimeve.

Vendi që kishte shumë turistë tashmë është duke parë më pak të huaj, kështu duke u ofruar udhëtarëve të guxojnë një shans për të vizituar vendet në Egjipt pa turne.

Egjipti ka monumente dhe peisazhe të bukura, disa prej tyre janë shkretëtira e Saharasë dhe lumi Nil, të cilat janë atraksionet kryesore për t’u parë dhe vend pë pushime të jashtëzakonshme.

Sipas “max travel’, disa vende që janë ikonike për t’u vizituar janë:

Parku Kombëtar i Shkretëtirës së Bardhë

Ilustrim

Nëse është një gjë unike pët të bërë në Egjipt është të shihni Shkretëtirën e Bardhë. Tumat e pluhurit krijojnë iluzionin e këpurdhave masive. Shkretëtira ndodhet në Kajro.

Piramidat e Gizës

Ilustrim

Tre piramidat strehojnë varret e faraonëve të lashtë. Janë të vendosura në rrafshnaltën e Gizës. Piramida e Madhe është e njohur si Piramida e Khufu dhe është 138m e gjatë. Kompleksi i piramidave të Gizës është xhevahiri i atraksioneve turistike të Egjiptit.

Siwa Oasis

Ilustrim

Ky vend është pranë kufirit të Libisë, në mes është një qytet i fortifikuar i shekullit 13-të me mure të ndërtuara nga tulla balte dhe kripë guri. Në këtë vend ka shumë aventura në shkretëtirë, udhetime me karrroca me duna e deri tek hipja në rërë.

Hurghada

Ilustrim

Qytet turistik në Detin e Kuq, nga Kairo arrihen me autobus për gjashtë orë. Më parë ishte një fshat peshkimi, ndërsa tashmë është shëndrruar në një qytet të famshë turistik dhe ka qindra hotele të nivelit të lartë përgjatë bregdetit.

Kairo

Ilustrim

Ky është një ndër kryeqytetet më të mëdha me më shumë se 17 milionë banorë. Xhamitë më historike të qytetit ia vlen të vizitohen. Në Kairo, ju përqafoni turmat ndërsa, mund të bëni pazar në një nga tregjet kaotike të qytetit si pazari Khan al-Khalili.

Alexandria

Ilustrim

Disa vite më përpara, ky qytet strehonte bibliotekën më të madhe në botë dhe ishte një postë me xhevahire për perandoritë greko-romake. Që atëherë, pak ka mbetur nga vendet fantastike në qytet, por qyteti është bërë një nga destinacionet më të mira të Egjiptit, larg nga gërryerja dhe pluhuri i pjesës tjetër të qyteteve egjiptiane.

Të fundit nga rubrika