Vendi i pestë në Olimpiadë për Akil Gjakovën, Krasniqi: Me apo pa medalje, vetëm krenari për këtë djalosh

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, për sigurimin e vendit të pestë të xhudistit Akil Gjakova, tha se ” me pak më shumë fat” Gjakova do të kthehej me medalje nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Teksa ka shtuar se me apo pa medalje, vetëm krenari për Akilin dhe Nora Gjakovën, ku kjo e fundit e ka përfaqësuar Kosovën në tri Olimpiada të ndryshme.

Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se familja Gjakova i ka dhënë dinjitet e krenari xhudos kosovare, andaj u shpreh “mirënjohës” ndaj veprave të tyre.

“Me pak më shumë fat, Akil Gjakova sot do të kthehej me medalje nga Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’. Megjithatë, një paraqitje fantastike, në eventin më të madh sportiv në botë ku finesat vendosin, duke treguar përgatitjen dhe kualitetin e tij të jashtëzakonshëm prej sportisti elitar.

Me apo pa medalje, vetëm krenari për këtë djalosh. Po aq krenarë jemi edhe me Nora Gjakovën, motrën e tij, e cila u bë sportistja e vetme që përfaqëson Kosovën në tri Olimpiada të ndryshme. Familja Gjakova i ka dhënë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës, për çka u jemi shumë mirënjohës”, vijoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika