Vendi i tretë në Ohër për kampionin kosovar të atletikës

Dje në gjysmëmaratonën e Ohrit, i riu nga Gjakova, Tirron Mamusha, i cili është kampion në fuqi në sportin e atletikës në Shqipëri, ka fituar medaljen e bronztë

Tirron Mamusha

Kampioni kosovar i atletikes, Tirron Mamushi, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në gjysmë-maratonën e Ohrit në Maqedoni të Veriut.

Ditë më parë, Mamushi ka fituar kampionatin e atletikës në Shqiperi.

Për Mamushën, kjo është fitorja e dytë brenda një afati kohor prej 10 ditësh.

Ditë më parë kampioni në sportin e atletikës Kosovë dhe në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për Portali D.

Në këtë intervistë Tirron Mamusha ka thënë se “Atletika është sporti që më bën të ndjehem mirë, ndërsa motivimi më i madh është, që sa më shpejt të jem pjesë e Lojërave Olimpike”.

Që atletika është sport që e bën të ndjehet mirë, e bëri me dije edhe të dielën me datë 5 qershor, ku arriti të fitojë vendin e tretë në gjysmëmaratonën e Ohrit.

Tirron Mamusha

Më tej ai shtoi “Unë vij prej një familje që janë kontribues dhe adhurues të sportit, e kjo më ka shtyrë që unë si fëmijë të merrem me sport, dhe në fund, jam përcaktuar për sportin e atletikës, pasi është sporti në të cilin e kam gjetur veten”.

I riu nga Kosova, kampion i Shqipërisë në atletikë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika