“Vendimet e pakoordinuara nuk i cenojnë, por i dëmtojnë marrëdhëniet Kosovë-SHBA”

Vendimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, mund të dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të por jo t’i cenojnë ato

Valdet Hoxha, njohës i sigurisë, ka thënë se vendimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, por jo t’i cenojnë ato.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për raportet e Kosovës me SHBA-të, Hoxha thotë se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë janë të dukshme dhe po  vazhdojnë të jenë të tilla.

“SHBA-të kanë miqësi dhe lidhje shpirtërore me popullin e Kosovës, edhe Blinken iu adresua popullit të Kosovës, miqësia me popullin e Kosovës dhe partneriteti i vazhdueshëm u konstatua sërish, prandaj nuk ka rrezik të shkëputjes. Duhet të jemi të kujdesshëm në aspektin e miqësisë strategjike. Bota demokratike po kalkulon tashmë se si t’i bëjë ballë një sulmi të mundshëm të Federatës ruse. Çfarë kërkohet nga ne është që të jemi krah me SHBA-të. Disa vendime të pakoordinuara që i dëmtojnë, nuk i cenojnë marrëdhëniet, janë të dukshme dhe po vazhdojnë. Duhet të jemi më seriozë. SHBA-të po kërkojnë koordinim”, tha ai.

Në anën tjetër, Jeton Halimi nga Instituti i Studimeve Evropiane, ka thënë se nuk e kupton vendosmërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për mosshtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka të bëjë me Rregulloren e re të saj që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Këto këshilla të miqve tanë për shtyrjen e monedhës serbe për një kohë të caktuar, është për të mirë edhe për Kosovën, por edhe për ruajtjen e miqësisë. Nuk po e kuptoj Kurtin për kryeneçësinë e tij, ka ngulur këmbë për mosshtyrjen, pavarësisht që janë institucione të pavarura”, u shpreh ai.

Kurse, Izmi Zeka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, thotë se çështja e brishtësisë së politikës kosovare me SHBA-të është që tri vjet.

“Sa i përket impakteve, janë parë edhe më herët nga masat e BE-së. Kosova duhet të ketë kujdes për shkak se ne i sjellim problemet që ekzistojnë në Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor e kemi vetëm Shqipërinë si shtet stabil që ruan një politikë pak a shumë të koordinuar me botën evropiane dhe SHBA-të. Amerikanët asnjëherë në jetën e tyre institucionale kurrë nuk kanë kërkuar të mos zbatohet Kushtetua e Kosovës. Problemi i Qeverisë është se nuk ka konsistencë në qëndrime. Për shembull, në Bruksel diskutohet diçka tjetër, kurse në Prishtinë vijnë deklarata të tjera… Pos konsistencës, është një dëshpërim i madh i SHBA-ve në këtë drejtim… Kjo i ngjan një zhurme të panevojshme”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika